Mala prezantohet në Turqi, nis përgatitjet

Kishte disa ditë që endej në sallonet e klubit turk por vetëm sot Esat Mala është zyrtarisht lojtar i Giresunspor në Turqi.

Mesfushori u largua pak javë më parë nga Partizani,i cili sipas rregullave në fuqi, do të përfitojë nga taksa e formimit afro 100 mijë euro dhe do të mbajë 10 për qind të kartonit.

Futbollisti, në rrjetet sociale ka bërë edhe një falënderim për Partizanin

Përshendetja e Malës:

“Miq të dashur, me këtë post dua të ju njoftoj që nuk do jem më pjesë e Partizanit, dua të falënderoj FK Partizani për mundësinë që më dha dhe kohën që kam kaluar në këto vite.

Falënderoj gjithë stafin drejtues, stafin teknik, trajnerët dhe çunat që kam punuar gjithë këto vite, të cilët më kanë ndihmuar të rritem si lojtar dhe si njeri. Një falënderim gjithashtu i veçantë për tifozerinë Ultras Guerrils, për mbështetjen në çdo moment”,shkruan Mala.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!