Kryeredaktori i ‘përjetshëm’, ‘Mjeshtër i Madh’

Kryeredaktori dhe njëri nga drejtuesit më të lartë të ‘Sporti im.al’, gazetari i njohur Bashkim Tufa merr titullin ‘Mjeshtër i Madh’.

Nga: Isuf Myrtaj

Një ndër penat më të arrira, të gazetarisë sportive në Shqipëri, Bashkim Tufa, merr titullin e lartë “Mjeshtër i Madh’. Pikërisht në 2 korrik, në ditën ndërkombëtare të gazetarisë sportive, Presidenti i Republikës, zoti Ilir Meta, ka dekoruar me Titullin e lartë gazetarin, kryeredaktorin, analistin, ish-futbollistin i cili i kushtoi një jetë të tërë sportit.

Bashkim Tufa, profesionisti ‘numër 1’ i fushës teksa kurrë nuk bëri paqe me profesionin, vijon të jetë vital e aktiv duke përcjellë me një artikulim të shkëlqyer e profesionalizëm gjithëçka ngjet në fushat sportive në vend dhe në mbarë botën.

Vlerësimi për punën dhe kontributin e patjetërsueshëm përvijuar në mbi katër dekada, në thelb, përmban njohjen e meritave të punës thuajse gjysmëshekullore si gazetar, Kryeredaktor i ‘Sporti Shqiptar’, analist dhe opinionist në Radio Tirana dhe televizione të ndryshme të formatit sportiv.

Ishte një titull, pjesë e të cilët janë edhe të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët e mi, pa ndihmën e të cilëve, unë nuk do të isha ky që jam sot dhe nuk do të vlerësohesha me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.Ju faleminderit të gjithëve, përulem me respekt para jush… “, shkruan Tufa në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!