Çoba tri gola në dy miqësore, Vllaznia ecën…

Miqësore:

Novi Pazar- Vllaznia 2-2

Llapi- Teuta 1-0

Në Zlatibor të Serbisë, teksa Vllaznia vijon përgatitjet sot ka zhvilluar një tjetër test miqësor,pikërisht me sebët e Novi Pazarit.

Vllaznia e nisi shumë keq aq sa në gjysmë ore lojë pësoi dy gola por të besuarit e Brdariç reaguan dhe rihapën ndeshjen me anë të Çobës në fundin e pjesës së parë.

Më pas ishte sërish Çoba që shënoi edhe golin e dytë për kuqeblutë, duke shmangur humbjen ndaj një kundërshtari në formë mjaft të mirë.

Ky ishte testi i dytë miqësor për shkodranët në Zlatibor, pasi më herët kuqeblutë barazuan edhe përballë malazezëve të Sutjeskës 1-1. Edhe në atë test autori i golit ishte talenti i ri shkodran Çoba.

Ndërkaq në testin Llapi- Teuta shifrat folën për podujevasit të cilët shënuan me Alef Firminon të vetmin gol të ndeshjes në minutën e 90-të me penallti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!