Anglia për të mbetur në Wembley, Kroaci- Skoci…

Faza në grupe e ‘Euro 2020’, gati të mbyllë me sfidat e Grupit D sot, ndërsa nesër në program ndeshjet e grupeve E dhe F për të qartësuar përfundimisht listën kaluese me 16 skuadra.
Ndërkaq sot në duelin e fundit të fazës së grupeve Anglia do të masë forcat me Republikën Çeke në Wembley për llogari të Grupit D. “Tre Luanët” me 4 pikë deri tani, i kanë mundësitë për të shmangur një short të vështirë që në raundin e parë.
Llogaritë për fazën për kalimin në 1/8-at gjithsesi mbeten të ndërlikuara. Anglia nëse nuk merr vendin e parë në grup, do të hiqte dorë nga Wembley. Ky fakt e bën determinante fitoren sot ndaj çekëve.
Në Grupin D për momentin Republika Çeke dhe Anglia janë në kuotë të barabartë pikësh 4, por Çekët udhëheqin falë golaverazhit 3-1, ndërsa Anglia aktualisht ka golaverazhin 1-0.
Sakaq në takimin tjetër Kroacia dhe Skocia kanë nga vetëm 1 pikë, kështu që në mënyrë të kupteshme të dy ekipet do të luajnë vetëm për fitore. Skocia do të ketë favorin e faktorit fushë, pasi ndeshja me Kroacinë do të luhet në “Hampden Park”, në orën 21:00 gje rivaliteti në fushë pritet të jetë mjaft i lartë. Billy Gilmour mungon për skocezët pasi është infektuar nga virusi Koronavirus.
Ndeshjet sot: 21:00 Grupi D
Çeki- Angli (Wembley, gjykon portugezi Artur Dias)
Kroaci- Skoci (Gllazgou, gjykon Andres Rapalini nga Argjentina)