Danimarka, kualifikimi me një fitore, Belgjika nuk fal…

Finlandë-Belgjikë 0-2
Belgjika i tregon vendin Finlandës debutuese teksa sot në Shën Petersburg, i shënoi dy gola duke e lënë pas Danmarkës në klasifikimin përfundimtar të Grupit B.
Fillimisht një autogol i portierit Radecki dhe më pas Lukaku hodhën tutje shpresat e nordikëve për një kalim në 16 më të mirat.
Rusi- Danimarkë 1-4
Danimarka pasi përjetoi dramën në ndeshjen e parë të Europianit me kolapsin e Eriksen të shoqëruar nga humbja e sfidës me Finlandën, ia ka dalë që sot që në të njëjtin impiant të marrë një fitore të madhe.
Ndaj Rusisë në fushë por dhe ndaj rezultatit që vinte nga Rusia, skuadra daneze si një makinë elektronike sportive, ia doli të shënonte 4 gola ndaj skuadrës së ÇerÇesov. E konvertuar një biletë sakrifice për në turin tjetër.