Hysaj ndjek Sarrin te Lacio

Eksperti i futbollit në Itali Alfredo Pedulla thotë se Elseid Hysaj zgjedh të luajë për Lacion.

Pedulla raporton se mbrojtësi i kombëtares shqiptare do të bashkohet me ish-trajnerin e tij Sarri te bardhekaltrit aty ku me shumë mundësi do të gjejë edhe shqiptarët e tjerë si Igli Tare (drejtor sportiv), Tomas Strakosha (portier) e Vedat Muriqi (sulmuesi dhe Strakosha pranë largimit).

Hysaj, të cilit i përfundon kontrata me Napolin në 30 qershor, do të firmosë për 4 vite me Lacion me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Pasi e mori nga Empoli te Napoli, Sarri nuk ia kursen ftesën te Lacio, duke treguar edhe njëherë vlerësimin që ka për shkodranin si futbollist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!