Musliu: Prisnim më shumë, luajmë në grup ndaj Holandës

Lojtari i Fehervar i lindur në Gostivar, premton lojë atraktive ndaj skuadrës së Frenk De Bor.

Debutuesja e Maqedonisë së Veriut me 6 futbollistë zyrtarisht në grup, do të luajë nesër takimin e fundit të fazës në Grupe me Holandën.

Në ‘Johan krujf Arena’ të Amsterdamit, vjen ndeshja e fundit për Maqedoninë e Veriut kundër Holandës.

Përpara ndeshjes, mbrojtësi Visar Musliu tha: “Është normale që jemi pak të zhgënjyer me rezultatet sepse donim dhe prisnim më shumë. Por ne jemi të motivuar para Holandës.

Ne jemi profesionistë, përfaqësojmë vendin dhe do të luajmë deri në fund të ndeshjes. E gjitha në vullnetin tonë për të fituar. Holanda është një ekip jashtëzakonisht i fortë, pa marrë parasysh se me cilën skuadër luajnë, kështu që vetëm me lojësi grup mund t’i mposhtim. Loja jonë do të jetë solide në mes dhe ne do të përpiqemi për t’i befasuar me kundërsulme ”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!