Ndeshje në një orë, Zvicëra për tri pikë…

‘Euro 2020’, Grupi A:

Romë: Itali- Uells ora 18:00

Baku: Zvicër- Turqi ora 18:00

Ndeshjet e treta do të nisin ndeshjet në të njëjtën orë. Parashikuar nga UEFA për të evituar ‘biskotën’, në fushë dy përballje të fazës finale duke nisur nga ora 18:00.

Në Grupin A, Italia tashmë e kualifikuar për turin pasardhës, do të presë në ‘Olimpico’ të Romës formacionin e Uellsit i cili vjen me statusin e skuadës së vendit të dytë.

Në Romë gjykon rumuni Ovidiu Hategan

Ndërkaq në Baku të Azerbajxhanit, Zvicëra përballet në takimin me turqit e Synej Gynesh. Sitaua në grup dikton helvetët për të fituar tri pikë e për të marrë kualifikimin.

Edhe pse matematika mban edhe Turqinë si e treta më e mirë, vetë trajneri i tyre në konferencën për shty ka zbuluar se kjo kombëtare turke, po punon për eventet e radhës që përkojnë nga Katar 2022 deri në aktivitetet futbollistike të vitit 2030.

Te sfida e Bakusë gjykon sllovaku Slavko Vinçiç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!