Italia tri fitore në grup, kualifikohet edhe Uellsi

‘Olimpico’ Romë: Grupi A/ Itali- Uells 1-0 (Pesina 39′)

Italia nuk di të ndalet dhe në duelin e sotëm në Olimpico të Romës ka mundur Uellsin 1-0. Goli i vetëm i takimit u realizua nga Pesina në të 39-ën pas një topi të sherbyer nga Verrati.

Me 9 pikë të plota në Grupin A, Italia e Mançinit me shumë lojtarë të stolit sot në fushë, tregoi se te Axurët ekziston mendimi për ti shkuar deri në fund këtij kompeticioni.

Sakaq kalon si e dytë edhe skuadra britanike e Uellsit. Në fakt formacioni i Peixh rrezikoi jo pak të pësonte gola të tjerë pas daljes me karton të kuq të Ampadu por sinjali i fundit i Hotegan dhe rezultati i Zcicër- Turqi 3-1 ka çertifikuar Uellsin si e dytë.

Renditja përfundimtare e Grupit A

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!