Rusia fluturon në Kopenhagë, Holanda për spektakël ndaj Maqedonisë…

Pas Italisë dhe Uellsit të klaufikuara dje nga Grupi A ndërsa Zvicëra duhet të presë ende si e treta më e mirë, sot në fushë dy grupe të tjerë.

Për Grupin C do të luajnë duke nisur nga ora 18:00, Maqedoni e Veriut- Holandë në ‘Johan Krujf Arena’ të Amsterdamit dhe Ukrainë- Austri në ‘Nacional Arena’ të Bukureshtit.

Situata në grup flet për Holandën të kualifikuar ndërsa Ukarinës do ti duhet të mos humbë me Austrinë për biletën e dytë që të kalon te 16 skuadrat e turit për 1/8-at

Ndërkaq në mbrëmje Belgjika e klaufikuar si e para e Grupit B do përballet me Finlandën në një duel që do të zhvillohet në Rusi. Debutuesit duan së paku një pikë për të vijuar më tej. Për Belgjikën koha për të aktivizuar elementë të stolit.

Sakaq, ndeshja tjetër e grupit teksa lohet në të njëjtën orë i përket Rusi- Danimarkë. Ky takim sipas kalendarit të UEFA-s luhet në Kopenhagë me rusët që kanë një pikë ndërsa danezët ende janë pa pikë.

Ndeshjet sot:

Grupi C: 18:00

Maqedoni e Veriut- Holandë (Amsterdam, gjykon rumuni Istvan Kovaç)

Ukrainë-Austri (Bukuresht, gjykon turku Çynjet Çakir)

Grupi B: 21:00

Finlandë- Belgjikë (Shën Petersburg, gjykon gjermani Feliks Bryzh)

Rusi- Danimarkë (Parken, Kopenhagë, gjykon francezi Klement Turpin)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!