Angli-Skoci derbi i madh i Britanisë, Kroacia pret çekët

Tri ndeshje sot duke nisur nga ora 15:00 me sfidën e Shën Petersburgut në Rusi. Suedi- Sllovaki e gjitha për tu parë pasi sllovakët kanë tri pikë në Grupin E ndërsa Suedia vjen pas barazimit 0-0 me Spanjën në Sevilje.

Në 18:00 në Skoci do përballën Kroacia me Republikën Çeke. Dueli i parashikuar për vetë prezantimin e dy kombëtareve në daljen e parë në Gripin D. Kroacia zero pikë (humbi me Anglinë 1-0), Çekia 3 pas fitorës 0-2 pikërisht ndaj Skocisë në Gllazgou.

Takimi i fundit i ditës por me pritshmëri shumë të lartë është ai i dy përfaqësuesëve britanike. Angli – Skoci, do të luhet në ‘Wembley’ në orën 21:00.

Anglezët kërkojnë tri pikë ndaj skocezëve për të siguruar kualifikimin ndërsa Skocia për të fituar pikët e shpresës për të kaluar grupin.

Ndeshjet sot:

Grupi E: 15:00

Suedi – Sllovaki (Shën Petersburg)

Grupi D: 18:00

Kroaci – Republika Çeke (Gllazgou)

Grupi D: 21:00

Anglia – Skocia (Londër)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!