Operohet Eriksen, të shtunën lë spitalin
U rrëzua në tokë ndaj Finlandës ndërsa Kristian Eriksen ia doli të mbijetojë pas atij ataku kardiak. E gjitha falë ndërhyrjes vendimtare të mjekëve.
Ndërkohë pas ekzaminimëve të shumta, Kristian Eriksen mësohet se sot është operuar në zemër dhe i është vendosur implanti defibrilator.
Mesfushori i Interit nuk do të luajë më në këtë Europian, por vështirë se mund të zbresë më në fushë edhe pse është 29 vjeç.
Sipas mjekëve të shtunën Eriksen pritet të dalë nga spitali. Brenda muajit Eriksen rikthehet në Milano te Inter për ekzaminimet e mëtejshme por dhe për të diskutuar të ardhmene tij me klubin zikaltër.