Buskets negativ, bashkohet me Spanjën para Polonisë
Kapiteni i Spanjës, Serxhio Buskets, ka rezultuar negativ pas testit të fundit për COVID-19. Sipas një njoftimi nga Federata Spnjolle e Futbollit, mesfushori i Barcelonës do të bashkohet me skuadrën spanjolle këtë të premte dhe do të udhëtojë me ekipin në Sevilje.
“Katalanasi u testua negativ në provën e fundit dhe, pasi ishin kryer të gjitha protokollet shëndetësore. në orët e ardhshme ai do të jetë në gjendje të kthehet me ekipin. Sergio Busquets do të kthehet për t’u takuar me shokët e tij të skuadrës disa orë pas transferimit në Sevilje në funksion të ndeshjes së dytë të Spanjës në Euro 2020 kundër Polonisë”- thuhet ndër të tjera në njoftim.
Ndërkaq Spanja do të zbarkojë këtë pasdite në Sevilje. Në orën 20:30 do të jenë konferencat zyrtare për shtyp para ndeshjes së nesërme me praninë e Luis Enrikue dhe të Alvaro Moratës.