Brazili 4 gola Perusë, Argjentina sot ndaj Uruguajit

Në Kupën e Amerikës, Brazili i teknikut Tite, vijon të shtypë skuadrat në fushë. Orteku i Seleçaos kundër Perusë në ndeshjen e dytë në Copa America përfundoi 4-0 në favor të të zotëve të shtëpisë.

Ndërkaq, pas fitores kundër Ekuadorit, Kolumbia nuk përsëriti suksesin dhe nuk arrin të kalojë përtej 0-0 në Goiania kundër Venezuelës në Grupin B të Copa América.

Brazili kryeson grupin e tij me 6 pikë, 7 gola të shënuar dhe 0 të pësuar. Ndjek Kolumbia me 4 dhe më pas Venezuela me një pikë.

Kupa e Amerikës: Grupi B

Brazil- Peru 4-0

Kolumbi-Venezuelë 0-0

Sakaq, sot në fushë Grupi A teksa nis me duelin Kili-Bolivi në 21:00. Më tej në mesnatë, Argjentinë-Uruguaji në 02:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!