Tirana, ikën Vangjeli

Tashmë situata te Tirana merr permasa alarmante. Shumë futbollistë cilësorë kanë braktisur bardheblutë ndërsa në pak ditë janë larguar Kale, Torasa, Batha dhe sot njofton divorcin pas dy sezonëve mbrojtësi Kristi Vangjeli.

Vetë korçari ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve se e ka mbyllur me kryeqytetasit dhe se largohet i përmbushur nga 25 herë kampionët e Shqipërisë.

Postimi:

“Përshëndetje miq, dua t’ju njoftoj që nga sot nuk do jem më pjesë e ekipit të Tiranës. Dua të falënderoj presidentin Refik Halili, gjithë stafet teknik edhe bashkëlojtarët që kemi punuar së bashku këto 2 vite.

Gjithashtu një falënderim për tifozerinë e Tiranës, të cilët na kanë mbështetur në çdo moment! Iki me kokën lart dhe me objektivat e realizuara, si të klubit po ashtu edhe personalet. Me respekt, Kristi Vangjeli”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!