Ramadani ‘Ylber’ në Hungari

Pista e kampionatit hungarez po tërheq gjithnjë e më shumë futbollistë cilësorë nga Shqipëria Kosova dhe gjithë trevat shqipfolëse. I radhës është Ylber Ramadani lojtari i Kombëtares shqiptare që transferohet në kryeqytetin hungarez.

Mesfushori ka firmosur me MTK Budapest dhe do kërkojë të tregojë vlerat e tij, në një kampionat ku luajnë edhe Myrto Uzuni, Hysen Memolla, Herdi Prenga dhe Jasir Asani.

Mesfushori ka spikatur në katër sezone me Vejle BK, skuadër të cilës iu bashkua pas sezonit të parë në Superiore me Partizanin. Më pas ai fitoi edhe një vend në kombëtaren e Shqipërisë për të vijuar më vonë aventurën ajshtë vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!