Anglia fiton me Kroacinë

Euro 2020: Angli- Kroaci 1-0 (Sterling 57′)
Anglia e pa vetën të eliminuar nga kroacia në Botërorin e 2018-ës në Rusi por sot në Wembley për fazën finale të Euro 2020, ia del të fitojë 1-0.
Në një ndeshje e cila nisi me furi nga tre luanët vendas’ dhe me pas dueli që nis të futet në vorbullën e kujdesit reciprok. Një shtyllë e Foden ia lë vëndin pjesës së dytë teksa në të 57’ën, Sterling arrin të shënojë të vetmin gol me vlerë tri pikëshe.
Sulmuesi i Sitit përfitoi nga pasimi i shkëlqyer i Filips, për t’u shfaqur i vetëm para portës e dërguar sferën në rrjetë. Kroacia si gjithë ndeshjes u pa mjaft e dobët për të reaguar dhe Pikford mbeti thuajse spektatorë.
Anglia: Pikford, Uoker, Rajs, Tripie, Stouns, Mins, Filips, Maunt, Sterling, Foden, Kejn.
Trajner: G. Sauthgejt
Kroacia: Livakoviç, Vrsaljko, Çaleta-Car, Vida, Gvardiol, Perishiç, Brozoviç, Kovaçiç, Modriç, Kramariç, Rebiç.
Trajner: Z. Daliç