Vata: Cikalleshi super, mbrotja më habiti

Ish-kapiteni i Kombëtares Rudi Vata në një analizë për RTSH theksoi se “Shqipëria luajti mirë 10 minuta. Ai gol i Cikalleshit fantastik por më habiti loja e mbrotjes’ -nënvizoi Vata.

“Mendoj se Shqipëria u paraqit mirë për 10 minuta, pastaj ekipi çek dominoi me raste e me lojë. Por ajo mrekulli e Çikalleshit i dha ekipit një lloj besimi e frymëzimi. Prej asaj minute mendoj se në pjesën e dytë skuadra reagoi shumë mirë, çekët u vunë në vështirësi dhe nuk kishte diferenca në lojën mes skuadrave. Ai gol ishte tepër i rëndësishëm se vinim nga një periudhë shumë e keqe dhe ai gol ishte me të vërtetë për Europian, jo vetëm për miqësore. Mendoj se Çikalleshi sot ishte lojtari më i mirë në fushë, edhe me mënyrën se si mbronte topin, se si kundërsulmonte, ishte pika e referimit, ka bërë një ndeshje të shkëlqyer

Mbrojtja më habiti. Flasim që ka qenë solide e ka lënë hapësira mbrapa, por në pjesën e parë kundërshtari u tregua shumë aktiv e shpeshherë na gjente hapësira në qendër ku është pika më e fortë, ë dilte e vetme me portierin. Mendoj se Selmani bëri paraqitje të mira në pjesën e parë, ndoshta ai na mbajti në lojë.

Skuadra në pjesën e dytë bëri presion lart e krijoi konfuzion te kundërshtari, por goli i tretë mund të evitohej se një pozicion të tillë të shënosh një gol të tillë, ishte jo normale se si u mbrojt ai top. Gjithsesi, mendoj se për pjesën e dytë ka plot gjëra të mira kjo ndeshje. Mendoj se kjo është loja që duhet të bëjmë, edhe nëse jemi inferiore nga kundërshtarësh të tillë. Por kur guxojmë, i vëmë në vështirësi, edhe ata mund të gabojnë se janë njerëz e kjo indicie shpresoj të jetë për vazhdimësinë e ndeshjeve të ardhshme.

Me vjen mirë, që nuk ka një ndeshje të tretë Shqipëria se këto dy ndeshje që pati, spektaklin më të bukur e pati me Rejan që iu paraqit dy herë e njëjta situatë. Tregoi që ka aftësi fizike të mira.

Sot mungoi ai lojtari para mbrojtjes dhe po ta shohim në një nga rastet, nis nga humbja e topit e Abrashit, Në raport me ndeshjen e fundit nuk ishte aq mirë si ndaj Uellsit por unë mendoj se kishte shumë gjëra pozitive, sidomos goli i Çikalleshit. Si u paraqit ekipi në pjesën e dytë në standard loje shumë më të mirë, këtu duhet të bazohemi”, tha Vata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!