Teleteksti i mbrëmjes…

727:Sporti im.al’, nisi sot të hedhë për lexuesit e tij të gjitha përbërjet e skuadrave europiane në ‘Euro 2020’. Republika Çeke dhe Uellsi të zgjedhurat e ditës së hënë. Një ‘Rubrikë’ informuese për përbërjet e finalistëve.

727: Artur Magani nënshkruan për Egnatian. “KF Egnatia njofton se ka rinovuar kontratën me sulmuesin Artur Magani, i cili do të jetë pjesë e Egnatias edhe në Kategorinë Superiore “

727: Tomas Brdariç nuk ka dakortësuar me Xhaferin sot. pritet një tjetër takim nesër. Me gjasë ndonjë telefonatë gjetkë kërkon përgjigje.

727:Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare u akuzua nga mediat italiane se zotëronte një kompani bastesh. Tare deklaroi se nuk ka lidhje me shoqërinë e basteve shqiptare “Top Bast”. Avokatët e tij kanë marrë prokurën për ta ndjekur ligjërisht çështjen.

727: Në ndeshjet e raundit të katërt të grand slam të Roland Garros, ish-numri 1 në botë, tenistja ameriakne Serena Uliams, është eliminuar me shifrat 2-0 (6-3, 7-5) nga Elena Rybakina (Rusi)

727: Në vizitën e tij zyrtare në Hungari, kryeministri Edi Rama ka patur një takim me sulmuesin kuqezi të Ferencvarosh, Myrto Uzuni.

727: Refik Halili ka nisur fushatën e ‘ndërgjegjësimit’ të lojtarëve që u ka mbaruar kontrata dhe që pëlqehen nga ai. Torasa, Kale dhe Vangjeli, pritet të konatkohen të martën.

727:Mbrojtësi elbasanas i Laçit, Emiljano Musta deklaroi sot se pavarësisht ofertave të shumta në adresë të tij, fillimisht do të ulet me krerët bardhezinj për të vendosur të ardhmen.

727: Partizani i Tiranës, doli sot në një ecje të lehtë në kodrën pranë Liqenit Artificial në kryeqytet. Të kuqtë para se të luajnë në Konferencë Ligë, do përgatitën në Ohër.

727: Dinamo pritet të zyrtarizojë Bledi Shkëmbin trajner. Sot është raportuar se blutë kanë bindur portierin e Apolonisë, Harizajn.

727: Gjermania e Joakim Lëv, luan “tenis” me Letoninë në miqësorën e Duseldorfit. 7-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!