Dramë shekullore/ Flamurtari në Kategori të Dytë

Vlora fshihet nga harta futbollistike, dje në të Dytën ra Oriku, sot Flamurtari.

Flamurtari – Tërbuni 0-0 (4-5 me penallti)

Pas Elbasanit një tjetër emër i madh i futbollit shqiptar rrëzohet turpshëm në Kategori të Dytë. Flamurtari i Vlorës, në ndeshjen e Play-Out, luajtur sot në ‘Elbasan Arena’, u eleminua në finale me penallti nga Tërbuni i Pukës.

Në “Elbasan Arena” një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet por pas 90 minutave dhe shtesës dy herë 15 minuta, shifrat nuk ndryshuan. Edhe pse në kahun e vlonjatëve kishte futbollistë që kanë luajtur me dinjitet në Superiore si portieri Shpëtim Moçka apo sulmuesi fierak Andi Ribaj.

Verdikti vjen nga penalltitë, aty ku Tërbuni ishte më i saktë, duke shënuar në të pesta gjuajtjet, ndërsa për Flamurtarin humbi gjuajtjen e fundit dhe ai që dërgon në errësirë kuqezinjtë nga 11 metra larg ishte as më pak e as më shumë por Andi Ribaj.

Flamurtari me Idrizin donator ka prekur fundin. Ndërkaq në Vlorë ka rënë “pika” futbollistike pasi një ditë më parë edhe Oriku u rrëzua nga Butrinti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!