Ekskluzive/ Sinella: Luajtëm si të barabartë me Kastriotin

Nga: Isuf Myrtaj

Një shtyllë në të 44-tën e goditur nga Canka, ka dhuruar emocione në kampin beratas ndërsa në ndeshjen finale të luajtur sot në Kamëz për një biletë në Kategorinë Superiore, Tomori i teknikut Bledar Sinella gati sa nuk surprizoi Kastriotin e Krujës.

Edhe pse u mundën 2-1 nga një ekip me potenciale të nivelit të Superiores, formacioni beratas shpesh tregoi se ka merituar totalisht pozicionin e skuadrës që erdhi si sfidante nga e Para.

Pas ndeshjes, trajneri kavajas Bledar Sinella, vlerësoi të tijtë ndërsa deklaroi për ‘Soprti im.al‘ se Tomori tregoi se është një skuadër kompetitive dhe se ndaj Kastriotit, ka provuar me të gjitha forcat për të marrë fitoren.

Përballë kishim një skuadër të Kategorisë Superiore por unë jam i kënaqur nga loja që prodhoi ekipi im’, thotë ndër të tjera trajneri.

Sinella:

Tomori u prezantua mirë por nuk ja doli…

“Kemi ardhur deri këtu në play-off, kemi luajtur si të barabartë me një skuadër që ka një marsh më shumë. Bëmë lojën tonë, jam shumë i kënaqur nga ekipi dhe komplimente çunave.

E ardhmja juaj te Tomori?

“E para, kjo pjesë nuk varet nga unë. Jam shumë i kënaqur me të gjitha kushtet që më janë krijuar. Në të ardhmen do pëlqeja të drejtoja një skuadër si Tomori, pse jo.

Një shtyllë juaja dhe më pas një gol i pësuar. Sa e vuajti psikologjikisht skuadra?

“Në momentin më të mirë tonin, sapo bëmë një traversë, goli i pësuar ndikon shumë psikologjikisht. Në momentin më të mirë tonin, pësuam gol. Pastaj bëhët më e vështirë.

Të dalësh përpara për të barazuar lë hapësira prapa. Goli i dytë ishte një dhuratë nga ana jonë, një gabim personal që ndodh në futboll kështu që pas 2-0, u rrit shkalla e vështirësisë…”

Video:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!