Vllaznia e Shkodrës fiton Kupën e 69-të të Shqipërisë

Finale e Kupës së Shqipërisë: Skënderbeu- Vllaznia 0-1 (Da Silva 39′)

Është Vllaznia ‘7’. Dueli final i Kupës së Shqipërisë, luajtur në ‘Air Albania Stadium’, i buzëqeshi ekipit të teknikut Tomas Brdariç.

Ndeshja Skënderbeu- Vllaznia në këtë epilog të sezonit futbollistik në Shqipëri, u luajt me rreth 1000 tifozë. Kryesisht ardhur nga epiqendra e veriut Shkodër.

Në fushë dy skuadra të cilat nuk tradhëtojnë skemat. Memelli vendos të luajë vetem me Mensah përpara, ndërsa Vllaznia ajo e zakonshmja. Lojë kombinative e shpejtë dhe e shpërndarë në gjithë gjeografinë e fushës.

Për të ardhur te momenti kyç i takimit teksa pas një topi të rrëmbyer nga Jonuzi, sfera shkon te Da Silva i cili me një prekje të shpejtë e adreson për në kuadrat. Topi i devijuar nga Vitija përfundon në rrjetë. 0-1 dhe ishte e 39-ta.

Në fraksionin e dytë, loja u bë më e bukur dhe meritë pati ekipi i Memellit që tentoi të barazonte. Iu afrua disa herë por Mensah mbeti i vetëm deri kur në fushë u pa Pusi. Ishte vonë dhe akoma më “vonë” kur Zguro bëri një ndërhyrje ‘alla Adili’ dhe lë Skënderbeun me 10 futbollistë.

Vllaznia nga ana e saj nuk u ndal së luajturi përpara dhe në fund me Da Silvën dhe Hoxhajn por dhe me Avdiajn, mund të dyfishonte. Vllaznia me meritë fituese e Kupës së 69-të të Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!