Xhaferi: Realitet, ku ka si Shkodra

Voltana Ademi kryetarja e Bashkisë Shkodër dhe sponsori Alban Xhareri ditën të ndërtojnë hallkat e një klubi mirëfunksional. Kupa dhe vendi i dytë në kampionat, rikthejnë Vllazninë e madhe.

Pas fitimit të trofeut të Kupës së Shqipërisë, festës në “Air Albania Stadium” përballë mijëra tifozëve kuqeblu prezent për të mbështetur Vllazninë, festa ka vijuar e çmendur paralelisht edhe në rrugët e Shkodrës.

Një triumf që pritej që prej vitit 2008 kur shkodraët fituan të 6-in trofe të Kupës së Shqipërisë. Meritë e padiskutueshme e gjithë faktorit sportiv me Voltana Ademin dhe Alban Xharerin në krye që ditën të ndërtojë hallkat e një klubi mirëfunksional.

Presidenti i ardhëshëm i Vllaznisë sot me status sponsori Xhaferi për Kupën numër 7, shkruan në rrjete:

“Sot Shkodra është qyteti më i bukur në botë, kemi liqenin, lumenjtë, malet, detin dhe Vllazninë e madhe. Rikthimi në sukses është tashmë realitet!”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!