Finalja e Kupës, sot kthehën tifozët

Skënderbeu-Vllaznia për trofeun e 69-të të Kupës në 19:00 me tifozë…

Ministria e Shëndetësisë bën haçin eparë të madh kthimin e tifozëve në impantet spoeritve. Ditën e sotme, vetëm 7teksa do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë (Air Albania Stadium 19:00) FSHF njofton mbërritjen e një leje të posaçme nga autoritetet shëndetësore për lejimin e 1 mijë tifozëve të Skënderbeut dhe të Vllaznisë.

FSHF përmes një njoftimi tregon vend shitjen e biletave, të cilat do të jenë të disponueshme për tifozët duke nisur nga ora 14:30.

Njoftimi:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të bej me dije se është njoftuar ditën e sotme, në orën 12:05, se ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë do të luhet me praninë e limituar të tifozëve.

Në përgjigje të kërkesës sonë “Mbi lejimin e spektatorëve në finalen e Kupës së Shqipërisë”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë lejen e posaçme për praninë e 1 mijë tifozëve.

Duke parë kohën e limituar në dispozicion, FSHF njofton të dy klubet dhe tifozeritë respektive se biletat e ndeshjes mund ti sigurojnë pranë dyqanit të FSHF, në rrugën e “Elbasanit”, dhe në biletarinë e stadiumit “Selman Stërmasi” duke filluar nga ora 14:30.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!