Finalja Skënderbeu-Vllaznia, arbitrat futën në ‘vazo’

Finalja e edicionit të 69-të të Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Vllaznia, do të luhet në orën 19:00 në ‘Air Albania Stadium’. Ashtu sikundër është raportuar më herët, në impiant, do të kthehën tifozët teksa sipas njoftimit paraprak të FSHF-së, kufiri i tyre do të vërtitet te 1000 vetë.

Megjithatë në ndeshjën e fundit sezonale, FSHF përmes të deleguarëve të tyre mund të lejojë më shumë tifozë dhe këtu, pas lejes së Komitetit të Ekspertve edhe mund të tolerohet…

Por FSHF nuk toleron aspak kur bëhët fjalë për rregullat sportivë të kësaj finaljeje e cila vlen shumë për korparët (shlyejnë një vit në UEFA) por dhe për shkodranët që kanë mbi një dekadë që nuk prekin trofe.

Kësisoji, FSHF-ja ka vendosur që gjyqtari kryesor i kësaj finaljeje të vendoset me short. Arbitrat e FIFA-s, Xhaja, Jorgji dhe Hamiti,do të jenë në ‘vazo’ ndërsa njëri prej tyre do jetë i parë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!