Memelli: Aspak inferiorë, luajmë për trofeun

Migen Memelli njeriu që i ktheu lavdinë Skënderbeut në pak muaj, u shpreh optimist para takimit të finales së Kupës në program të hënën në Air Albania duke nisur nga ora 19:00.Sipas pogradecarit, ndaaj Vllaznisë do luhet hapur dhe se skuadra korçare ka realisht shanse që ta fitojë Kupën e 69 të Shqipërisë.

“Gjendja e ekipit është shumë e mirë. I gjithë grupi i lojtarëve dhe ne si staf jemi koshientë për atë që na pret. Lojtarët, drejtuesit dhe ne si staf kemi një mentalitet që është i duhuri për këto raste, siç është finalja e Kupës së Shqipërisë.  Edhe nga krahu tjetër e duan Kupën, por ne nuk jemi skuadër e lehtë, kemi mentalitet fituesi dhe e kemi treguar gjatë dekadës së fundit.”

“Statistikat nuk kanë farë rëndësi në këtë takim. Jemi një skuadër e re në moshë, por jo e lehtë, edhe pse mund të dukemi të tillë. Duhet pështyrë gjak që të na mposhtësh. Kjo është bindja jona e thellë, te lojtarët dhe klubi. Nuk jemi aq të lehtë sa mund të na mendojnë, ndihemi të fortë dhe kompaktë për të shkuar dhe bërë mirë në finale.”

“Metamorfoza e Skënderbeut? Koshienca, puna, cilësitë që futbollistët kanë në këmbët e tyre dhe pa dyshim disiplina”, – tha trajner Migen Memelli para ndeshjes me skuadrën e Vllaznisë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!