Finalja Siti-Çelsi, Gyndogan nuk ia del…

Në mbrëmje në “Estadio Do Dragao” të Portos (Portugali) finalja e madhe e Ligës së Kampionëve. Do të jetë e gjitha angleze teksa Mançester Siti dhe Çelsi do të diskutojnë superfinalen europiane. Në një impinat modern ku të dyja skuadrat kanë luajtur këtë sezon në grupet përkatëse të Champions.

Në 21:00 e gjithë vemendja në shtetin luzitan pasi kjo finale e parashikuar të luhej nga UEFA në Stamboll, për shkak të situatës Koronavirus është spostuar në Porto.

Ndërkaq, kampionët e Premier League, mësohet se pak orë para finales së madhe, kanë humbur shërbimet e mesfushorit Ilkai Gyndogan. Dy pikat kyçe të skuadrave në mesfushë De Bryne (Siti) dhe Kante (Çelsi) pritet të udhëheqin ekipet e tyre në mesfushë.

Do të gjykojë një trupë spanjolle e kryesuar nga Mateu Lahoz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!