ChL/ Finalja në Porto me 17 mijë tifozë
Pas 50 vitëve, Siti dhe Çelsi kthehen të diskutojnë një takim në Europë.
Deri në 16,500 spektatorë do të jenë në gjendje të shikojnë finalen e Ligës së Kampionëve në Porto të shtunën midis Mançeter Sitit dhe Çelsit. Ishin autoritetet portugeze të cilët kanë dhënë dritën jeshile për të hapur stadiumin me 33% të kapacitetit.
Kjo u njoftua nga UEFA e cila i dha dritën jeshile shitjeve të biletave. Për këtë takim të planifikuar fillimisht në Stamboll teksa për shkak të pandemisë së rënduar në Turqi por dhe rregullave strikte u zhvendos në Do Dragao në mes të majit për të lejuar lëvizjen e tifozëve britanikë.
Ndërkaq, janë dhënë 6,000 bileta për secilin klub finalist. Këtyre do t’u shtohen ftesat tradicionale, si dhe “1,700 bileta të rezervuara për publikun e gjerë”, të shitura nga e hëna në bazë të radhës së mbërritjes.
Hyrja në stadium, do të kërkojë prova të një rezultati negativ në një provë COVID-19 (testi PCR më 26, 27, 28 ose 29 maj 2021 ose një test negativ të shpejtë në 28 ose 29 maj 2021). Tifozët nga jashtë do të duhet gjithashtu të respektojnë kufizimet dhe kërkesat e hyrjes në kufi që do të jenë në fuqi në kohën e ndeshjes.