Vendosur: Finalja në 31 maj

Ishte përcaktuar data 30 maj por ajo tashmë është spostuar një ditë më vonë: FSHF ka bërë publik lajmin.

Finalja e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu – Vllaznia do të mbahet më 31 maj, duke nisur nga ora 19:00 në stadiumin Kombëtar “Air Albania”

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije për mediat dhe opinionin publik se ndeshja e planifikuar të zhvillohet me 30 maj, do të zhvillohet një ditë më vonë.

Fituesi i këtij kompeticioni do të diskutohet mes ekipit të Skënderbeut, që është caktuar si ekipi pritës në shortin e hedhur disa ditë më parë nga Sektori i Garave në FSHF dhe Vllaznisë, si ekip udhëtues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!