Modriç zgjat kontratën me Realin
Mesfushori kroat i Real Madrid Luka Modriç, nënshkroi sot kontratën e re me klubin e presidentit Florentino Perez. Në fakt është një zgjatje kontrate që për 35 vjeçarin e mesfushës galaktike përbën sukses.
Shënimi i klubit:
“Luka Modriç nënshkroi rinovimin e kontratës me Real Madrid, duke firmosur me presidentin Florentino Perez. Mesfushori kroat do të qëndrojë në klubin tonë deri më 30 qershor 2022. Pas nënshkrimit, atij iu dha një fanellë me emrin e tij dhe numrin 2022 në anën e shpinës.”