Sebajes rikthehet në Madrid, Zidan nuk e qasi kurrë

Postimi i Sebajes ngjan dhe me një sinjal të largimit të Zidan. Ata kurrë nuk u qasën…

Dani Sebajes mesfushori i talentuar i Realit, huazuar te Arsenali prej tri sezonëve përshëndet Arsenalin e Mikel Artetës. Mesfushori spanjoll do të kthehet te Real Madrid.

Këtu është mesazhi i lojtarit në rrjetet sociale: “Faleminderit Arsenal dhe faleminderit të gjithë Topçinjve. Për mikpritjen me kaq shumë dashuri që nga dita e parë kur kam veshur këtë uniformë. Për më lejoni të provoj se çfarë do të thotë të jesh Gunner dhe të jesh pjesë e familjes suaj.

Unë jam i sigurt që Arsenal, duke qenë një klub historik dhe një super ekip, së shpejti do të kthehet në krye, duke fituar kampionate dhe duke u bërë përsëri një referencë. Ky klub, dhe në veçanti tifozët e tij, e meritojnë atë dhe janë të bindur që ata do të kenë sukses ”.

Në fakt për 24 vjeçarin, trajneri Zidan, është shfaqur gjithënjë i lëkundur. Më herët pati një hatërmbetje të mesfushorit që luajti te Arsenali pasi ‘Zizu’, nuk e përfshiu Sebajesin te lista e të preferuarëve për kthim. Postimi i Sebajes ngjan dhe me një sinjal të largimit të Zidan. Ata kurrë nuk u qasën…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!