Rrethi i 78 çiklistik, etapa e parë i shkon Çernes

Turi i 78-të çiklitik i Shqipërisë ka ngritur sot siparin me etapën e parë Tiranë-Korçë

Çiklistët nga Shqipëria, Kosova, Belgjika, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Serbia, Greqia, nisën garat zyrtare sot në rrethin çiklistik të Shqipërisë. Etapa e parë me nisjen nga Sheshi “Nënë Tereza” në kryeqytet.

Etapa e parë Tiranë-Korçë (163 km) u fitua Gregor Matija Çerne, i skuadrës Velo-M Termalift nga Maqedonia e Veriut, me kohë 4:07:50.

Nesër Etapa e dytë Korçë-Plloçë e Vogël-Podgorie-Korçë-Elbasan. Etapa e tretë ka itinerarin Elbasan-Belsh-Kozare-Lushnjë-Vlorë.

E katërta përkon me rrugëtimin Vlorë-Përmet, ndërsa e fundit është Përmet-Fier, ku dhe do të jepen verdiktet finale dhe do konkludohet me mbylljen e ventit. Për ta raportuar është ‘Panorama Sport’./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!