Lamtumirë kampionit të Boksit

Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare, boksieri dhe komentatori i njohur i boksit, Ahmet Golemi.

Lajmin e ndërrimit nga jeta të Golemit e ka dhënë i biri i tij nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ahmet Golemi është shpallur 5 herë kampion në Shqipëri, gjithashtu ai do të mbahet mend edhe si komentatori më i mirë i boksit në vend.

Në një intervistë të një viti më parë për sportin e boksit, Golemi do të shprehej: 

“Boksi shqiptar u burgos në 1964-ën, kur në janar në “Sporti” nuk u shpall kalendari i aktiviteteve kombëtare të tij për vitin. Heshturazi doli që është hequr, por nuk foli askush.”

Nuk është e vështirë të kuptohet se sa e donte boksin një kampion boksi.
Ahmet Golemi mbante titullin “Mjeshtër i Madh”.

Në vitin e largët 1979, Golemi përjetoi edhe një periudhë të errët pasi nga regjimi i kohës u dënua me pesë vite heqje lirie për agjitacion dhe propagandë duke qenë se kishte festuar fitoren e kampionit me përmasa botërore Mohamed Ali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!