Teuta, ‘Kampionët jemi ne’, Vllaznia -1 gol
Me Partizanin e zhgënjyer nga gjykimi i Jorgjit, Vllaznia fiton ndaj të kuqëve dhe këmben vendet me skuadrën e Dajës në tabelë. Shkodranët me golin e Herald Markut i kanë dhënë bonusin e madh ekipit të Brdariç të besojnë te titulli i 10-të kampion.
Ndërkaq veç festës së kuqebluve në ‘Air Albania’ një tjetër skuadër feston si e çmendur në Laç. Është Teuta e Durrësit e cila pas vërshëllimës së fundit të Hamitit në Laçi- Teuta 0-0 dhe pasi ka mësuar fitoren e Vllaznisë me Partizanin, ka nisur të brohorasë: ‘Kampionët jemi ne’. E gjitha shoqëruar me lot gëzimi e festë gjithëpëfshirëse në dhomat e xhveshjes.
Për tu luajtur java e 36 teksa Teuta pret Apoloninë dhe Vllaznia, Laçin.
Me dy skuadrat nga 63 pikë, diferencën e bën një gol. Përballjet direkte në balancë të plotë.
Video: