Flamurtari në ‘play out’, Elbasani në të Dytën

Sot krahas Dinamo-Egnatia për trofeun e së Parës, u luajtën tri ndeshjet “play-out” tëtë këtij niveli. Në grupin A Erzeni-Veleçiku u mbyll 2-2, sfidë që nuk kishte asnjë interes. E njëjta situatë edhe për përballjen Oriku-Partizani B, që përfundoi 2-3 për skuadrën e kuqe të Mehmetit.
Veleçiku dhe Partizani B do të luajnë në Kategorinë e Dytë sezonin e ardhshëm, teksa Oriku do të luajë finalen e “play-out”.

Sakaq, Elbasani e mbylli me fitore aventurën në Grupin B të Kategorisë së Parë ndërsa mposhtën 2-0 Flamurtarin. Triumf pa rëndësi për Elbasanin, që do të luajë në Kategorinë e Dytë, ndërsa qëndrimi në Kategorinë e Parë për kuqezinjtë nga Vlora varet nga takimi “play-out”. Rezultatet :

Grupi A Play out

Oriku- Partizani B 2-3

Erzeni- Veleçiku 2-2

Grupi B play out

Elbasani- Flamurtari 2-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!