Euro 2024/ Anglia e Franca favoritë, ‘Opta Analyst’ di çfar …thotë

Sipas superkumpjuterit të ‘Opta Analyst’, Shqipëria lë prapa vetëm Gjeorgjinë. Në 2021 i dha Italisë 7.6% shanse duke dështuar në analizë…

Kush e fiton kampionatin europian 2024? Nëpërmjet përdorimit të ndërthurura të të dhënave dhe statistikave të avancuara, Opta Analyst është përpjekur t’i përgjigjet pyetjes që të gjithë entuziastët i bëjnë vetes.

Sipas superkompjuterit do të jetë një garë mes Anglisë (19.9%) dhe Francës (19.1%). Gjermania, favoritja e tretë, është më pas, me 12.4% shanse për fitore përfundimtare, e ndjekur nga Spanja 9.6% dhe Portugalia 9.2%. Italia rënditet e shtata 5% shanse për të ngritur trofeun në Berlin.

Anglia dhe Franca favoritë.
Kombëtarja e Garet Sauthgejt është superfavoriti për të fituar kampionatin e parë evropian në historinë e saj dhe pas anglezëve qëndron ekipi i Didier Deshamps, për të cilin do të ishte titulli i tretë kontinental pas atyre të viteve 1984 dhe 2000. Për më tepër, të dyja kanë mbi 30% shanse për të arritur në finale. Në vendin e tretë është Gjermania mikpritëse me 12.4% shanse për të triumfuar në Berlin, ndërsa të gjitha të tjerat janë nën 10%.

Euro 2024 Predictions - Tournament Winner

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!