Atletiko Madrid, kampione në La Liga

Titulli i 11-të në La Liga, festa në Neptuno. Luiz Suarez në histori me golin e fitores (67′).

Atletiko Madrid pas një fitorjeje të vuajtur 1-2 ndaj Vajadolid për javën e fundit, ka fituar kampionatin e Spanjës. Për herë të dytë nën drejtimin e Diego Simeones.

Festa ka kapluar jo vetëm skuadrën dhe stafin në impiantin e skuadrës së Ronaldo ‘fenomenit’, por dhe afro 2 mijë të tjerëve që ishin jashtë stadiumit. Më pas festa në Madrid.

Sakaq në ndeshjet e tjera Reali ndjekës bëri detyrën ndaj Vijareal duke fituar 2-1. Fiton dhe Barça me një supergol të Grizman. Në Ligën e Kampionëve, Atletiko, Real, Barça dhe Sevilja. Rrëzohen Eibar, Hueska dhe Vajadolid. Granada -Getafe dhe Sevilja-Alaves, nesër.

Rezultate java e 38:

Selta Vigo- Betis 2-3

Eibar- Barcelona 0-1

Hueska- Valencia 0-0

Osasuna- Sociedad 0-1

Real- Vijareal 2-1

Vajadolid-At. Madrid 1-2

Elce- Bilbao 2-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!