Italia vuan ndaj Bosnjes, Fratezi i nderon me një gol …klasi
Miqësore e dobët për Italinë në sfidën e fundit para se të përballet me Shqipërinë. Në dy ekstremet e ndeshjes skuadra përfaqësuese boshnjake iu afrua ndjeshëm golit.
Në miqësoren e fundit para Euro 2024, Italia kaloi me vështirësi Bosnjën 1-0 falë golit të Fratezit, i cili me një goditje fluturimthi me këmbën e djathtë në minutën e 38-të nuk i la asnjë shans portierit Piriç.
Në ‘Castellani’ të Empolit, miqtë e filluan më mirë dhe u afruan për të kaluar në avantazh në minutën e 8-të: një pasim i gabuar horizontal nga Kalafiori i ndërprerë nga Hajradinoviç, një gjuajtje e dobët dhe një pritje e shkëlqyer nga Donaruma. Protagonist i madh i ndeshjes në Empoli është Fratesi (38′) i cili përveç golit krijon edhe mundësi të tjera të rrezikshme.
Kieza me një sherbim, teksa Skamaka ishte afër të shënonte një eurogol në pjesën e dytë, u ndal me një pritje të shkëlqyer të portierit boshnjak (63′) dhe më pas iu bllokua gjuajtja në minutën e 73-të. Në fund Dimarko gaboi me një top të kther dhe Italia shpëtoi nga fati i këmbëve të Donarumës.