Shkëndija ceremonia e titullit, 3 shqiptare në Europë

Shkëndija, Shkupi dhe Struga do të përfqësojnë Maqedoninë e Veriut në Kupat e Europës.

Shkëndija e Tetovës pas ndeshjes së fundit në kampionatin elitar të Maqedonisë së Veriut, teksa barazoi në shtëpi me Shkupin 1-1, zhvilloi ceremoninë zyrtare të fitimit të titullit kampion.

Skuadra e trajnerit Gjoka e arrin këtë trofe për herë të katërt në histori. Për të asistuar në ceremoni, përpos kreut të FFM-së Muamed Sejdini, ishin edhe kreu i FSHF-së Armand Duka dhe ai i FFK-së Agim Ademi.

Ndërkaq, e veçanta e verdiktëve sezonale ishte e drejta e tri skuadrave shqiptare nga MV për të garuar ne kompeticionet europiane.

Pas Shkëndijës e Shkupit në mënyrë surprizë Struga Trim&Lum do përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në kontinent. Ekipi i 4-ët shqiptar, renova, do luajë ndeshje shtesë për të qëndruar.

Rezultatet e javës së fundit dhe renditja përfundimtare e MV:

Akademija Pandev-Borec 2-0

Pelister-Belasica 2-0

Renova-Rabotniçki 1-1

Shkëndija- Shkupi 1-1

Sileks-Struga 0-1

Vardar-Makedonija GP 0-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!