Bardhi me COVID-19, FFM: Kthehu për ne…

Futbollisti shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, nuk u aktivizua në testin e ditës së martë me Slloveninë (1-1). Arsyeja e mungesës së fantazistit të Levantes dhe ekipit përfaqësues të Maqedonisë së Veriut, duket se ka qënë infektimi i 25 vjeçarit me COVID19.

Maqedonasit janë pjesëmarrës në ‘Euro 2020’ dhe të gjithë atje po lutën për negativitetin e shpejtë të gjeniut të tyre në mesfushë.

Lajmin e ka dhënë FFM në Twitter:

“Enis Bardhi është ende pozitiv në COVID-19, nga nesër ai do të fillojë stërvitjen individuale dhe do të testohet rregullisht derisa të jetë përfundimisht negativ.

Kthehu tek ne së shpejti Enis, ne kemi nevojë për ju!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!