Prishtina, kampionia e re e IPKO-s

Prishtina fiton trofeun numër 11-të në histori.

Prishtina ka triumfuar me Gjilanin e Munishit në transfertë dhe me një javë nga fundi shpallet kampione në Superligën e Kosovës.

Me golat e Micit nga penalltia dhe të L.Abazit në pjesën e parë, skuadra e Zekerija Ramadanit, i mbylli llogaritë përpara se të ndeshet në të fundit me Ballkanin në ‘Fadil Vokrri’. Kështu pas 8 viteve agjerim, bardheblutë rikthehen te titulli.

Ndërkaq, Feronikeli sposton Trepçia ’89 në zonën e play out pasi drenasit fituan 3-1 me Besën e Pejës. Fitojnë edhe Drita e Ballkani për betejën e vendit të dytë.

Java e 36-të e fundit sezonale luhet në 23 maj duke nisur nga ora 15:00.

Rezultate Ipko, java e 35:

Arbëria-Llapi 3-2

Ballkani- Trepçi’89 4-3

Drenica- Drita 0-3

Feronikeli- Besa Pejë 3-1

Gjilani- Prishtina 1-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!