Teuta përgatitet për festë

Me tri javë deri në fund, Teuta e Durrësit favoritja kryesore e fitimit të tiullit kampion të edicionit 2020-21.

Do të luhet në fillim javë. Java e tretë nga fundi e Kategorisë Superiore, e gjitha në një ditë e një orar.

Në Durrës, luhet titulli kampion mes Teutës dhe Partizanit. Një fitore e skuadrës së Edi Martinit, konvertohet në titull për ekipin bregdetar. I dyti në histori që pas vitit 1994. Barazimi, vendos paksa në diskutim trofeun e djemëve të detit (mund të mbërrihet nga Partizani e Laçi) ndërsa fitorja e të kuqëve, fut në kllapi Teutën dhe hap dritë jeshile për të kuqtë.

Tirana-Laçi një tjetër finale në kryeqytet. Bardheblutë nëse fitojnë të tri takimet e mbetura, ia marrin pikërisht kurbinasëve vendin në tabelë.

Vllaznia rikthehet në shtëpi dhe përballë ka Kastriotin që një zot e di se si u fundos në zonën e rrezikut. Shkodranët favoritë për të marrë tri pikë e parë më pas se cfarë ngjet me skuadrat e kreut.

Ndërkaq radha e Kukësit për të vendosur “drejtësi” në fund të tabelës. Pret Bylisin e Kastriotin në Elbasan ndërsa javën e parafundit udhëton në Korçë si mysafir.

Skënderbeu-Apolonia e kësaj jave duket formalitet.

Kategoria Superiore, java e 34. E hënë 17.05 2021.

17:00

Kukësi- Bylis (‘Elbasan Arena’)

Tirana- Laçi (‘Air Albania Stadium’)

Skënderbeu- Apolonia (‘Skënderbeu’)

Teuta- Partizani (‘Niko Dovana’)

Vllaznia-Kastrioti (‘Loro Boriçi’)

Klasifikimi pas javës së 33:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!