Danso, futbollisti i rikthyer te Tirana

Në derbin Partizani- Tirana përfunduar 0-0, Riçard Danso ishte ndër më të spikaturit te bardheblutë. Futbollisti 21-vjeçar nga Gana, iu bashkua bardhebluve tetorin e kaluar por tej pritshëmrive të momentit, ai mbeti peng i stolit dhe pakënaqësive sporadike.Tirana së fundi e pati ‘deleguar’ te skuadra e tyre U21. Dje Shehi teksa foli për ndeshjen, iu referua dhe paraqitjes së mirë ganezit.

Danso?Të gjithë e dini që ka qenë një periudhë te U-21, për mënyrën se si mendonte ai që ishte një ekip futbolli, kërkohet të luante dhe nuk paraqitej në ditën e grumbullimit. E kam dënuar dhe çuar atje. Pastaj e kam marrë në anë, i kam thën ë që kur të vish e të stërvitesh je i mirëpritur. U kthye, e pa që asnjë nuk kishte inat me të. E futëm më Vllaninë, me Kastriotin dhe sot. Ai e tregoi sot dhe bëri një përformancë të mirë”.

Analiza për ndeshjen nga trajneri bardheblu:

Derbi ka folur fillimisht për Partizanin, i cili iu afrua më shumë golit në pjesën e parë, me Zhunior që shpërdoroi para Bekajt e me të kuqtë që panë t’u anulohet një gol i Çinarit. Ndërsa në fund, ishte Asani ai i cili tronditi traverse”.

Pas pushimit, sfida u ekuilibrua disi, edhe pse Tirana rrinte e mbledhur në mbrojtje duke mos lënë hapësira për sulmin e të kuqve. Këta të fundit provuan deri në fund që të fitonin ndeshjen, por nuk ia dolën të shfrytëzonin rastet që krijuan deri në minutat shtesë të sfidës”.

Sakaq, ndeshjen e radhës, Tirana do ta luajë me Laçin në shtëpi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!