Arritja/ Duka uron Dinamon e Egnatian

Dinamo dhe Egnatia pasi kanë siguruar biletën për edicionin e ardhëshëm në Superiore, do përballen për trofeun e këtij niveli në finalen që zhvillohet mes tyre. Kreu i FSHF, Armand Duka, i ka kushtuar një postim të dyja skuadrave të rikthyera në ‘A’.

Postimi:

“Urime Dinamo, urime Egnatia! Të dashur miq, Në emër të Federatës së Futbollit dua t’i shpreh urimet më të përzemërta Dinamos dhe Egnatias për suksesin e arritur në Kategorinë e Parë, e cila u kurorëzua me ngjitjen në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm.

Sukses që duhet t’ju bëjë krenar për punën e zhvilluar gjatë këtij edicioni futbollistik. Kjo arritje është e qartë që vjen pas një pune të madhe, investimi të rëndësishëm dhe sakrifice nga të gjithë lojtarët, stafet teknike dhe drejtuesit e klubeve.

Përpara keni një finale që do shpallë skuadrën kampione të Kategorisë së Parë. Festimi i kësaj arritjeje duhet t’ju japë forcë për të punuar më shumë, për të programuar në mënyrën më të mirë edicionin e ri dhe për t’u përmirësuar më shumë cilësinë sportive në të mirën e klubeve tuaja dhe gjithë futbollit shqiptar.
Gjithashtu, më gëzon fakti që Dinamo dhe Egnatia kanë projekte ambicioze në infrastrukturë për të ardhmen që janë të domosdoshme për zhvillimin e futbollit shqiptar dhe si projekt afatgjatë për të qëndruar në elitën e futbollit”, shkruan Duka në rrjete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!