FSHF-së për situatën e Partizani-Bilisht Sport

Lidhur me incidentin e krijuar, gjëndjen e rëndë të futbollistëve femra të Bilisht Sport teksa gjatë përballjes me Partizanin në Kamëz, shfaqen situata të fikti, ka reaguar edhe FSHF.

Në reagim dallohet qartë edhe irritimi i institucioit qëndror të Futbollit teksa bën thirrje mediave të ndryshme për pergjegjshmëri në informim.

Reagim publik mbi ngjarjen në ndeshjen e femrave Partizani-Bilisht Sport

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë dramën e klikimeve të krijuar ditën e sotme në lidhje me ndeshjen Partizani-Bilisht Sport, e vlefshme për javën e parafundit të Kampionatit Kombëtar të Futbollit të femrave.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes së vlefshme për javën e 21 të kampionatit, 3 vajza të ekipit juglindor kanë shfaqur gjëndje të fikti. Menjëherë vajzat janë shoqëruar në Spitalin Amerikan nga Ambulanca, e sjellë nga klubi pritës, KFF Partizani, që kanë qëndruar sëbashku me delegatin e ndeshjes, pranë vajzave. Tre futbollistet pasi kanë kryer analizat e nevojshme kanë lënë ambientet e Spitalit.

I bëjmë thirrje të gjithë mediave që të jenë shumë të kujdesshme në raportimin e ngjarjeve të tilla, duke parë që kanë të bëjnë me emocione të lojtareve, prindërve dhe të afërmëve të tyre. Në garën e ekslusiveve dhe klikimeve duhet të tregojmë sëpaku humanizëm dhe profesionalizëm.

Pertej reagimit, deshiroj tju bej me dije se FSHF ka nje Zyre per Marredheniet me Publikun, e cila i pergjigjet te gjithe mediave ne cdo ore te dites dhe nates. Mund te respektoni se paku rregullat e profesionit, jo FSHF-n apo Zyren e saj te Marredhenieve me Publikun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!