Teleteksti i mbrëmjes…

727: Finalja e Kupës së Kosovës, Dukagjini- Llapi, luajtur në ‘Fadil Vokrri’ u fitua nga Llapi me penallti. Ndeshja shkoi në shtesë me shifrat 0-0. Në suplementare Dukagjini shënoi golin e parë 7 minita nga fundi ndërsa Llapi barazoi në shtesë mbi shtesë. Te penalltitë u shfaq më i saktë ekipi nga Podujeva duke fituar 4-3. E para në histori për Llapin.

727: Olimpiakos fiton trofeun e 46 në kampionatin grek. Mundi 1-0 PAOK të Selanikut me të cilin do luajë finalen e Kupës në 22 maj.

727: Ksavi firmos zyrtarisht deri në 2023 me Al Sad në Katar. Barcelona nuk mund të presë aq gjatë për stolin…

727: Kristiano Ronaldo 100 gola me Juven në tri edicione në të gjitha kompeticionët. Rekord absolut,askush si ai me bardhezinjtë.

727: Lokomotiva e Moskës fiton Kupën e Rusisë 3-1 ndaj Krylia Sovetov në Nizhni Stadium.

727: Diçka nuk ka shkuar mirë me Lautaro Martinez pas zëvëndësimit me Romën. Pamjet hakërryese me drejtuesit, flet shumë. Edhe pse sot pati deklaruar se me apo Konten do qëndrojë te Interi. Sigurisht zëmërata ishte ndaj Kontes.

727: Arsenal i shkakton një humbje të papritur Çelsit në javën e 36 të Premier League. Sot në Londër, Arsenal fitoi 0-1.

727: Qeveria spanjolle jep dritën jeshile për të hapur stadiumet në dy javët e fundit. Kryesisht në impiantet e zonës së Valencias. Deri në 5 mijë njerëz.

727: Atletiko Madrid në La Liga, fiton 2-1 me Real Socierdad dhe ruan diferencën me Realin e Barcelonën. Edhe 2 javë deri në fund.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!