“Grevë” te Partizani, futbollistët duan pagat

Seanca e djeshme te Partizani e pazakontë. Në klubin e kuq, dalin në siperfaqe zërat që qarkullonin prej kohësh se ka mungesë korrektësie në financa. Ishin vetë futbollistët e skuadrës së Partizanit të cilet me motivin parësor të mungesës së pagave për punën profesioniste që bëjnë në klub, bojkotuan disa minuta stërvitjen.

Alarmi për situatën e krijuar sipas mediave sportive të ditës, ka përfshirë drejtuesit e lartë të klubit. Olsi Rama, drejtori i përgjithëshëm pasi ka nxituar të arrijë te skuadra, me ‘një lëvizje’, duket se ka bindur dhe me shumë gjasë, situata financiare e kthyer në makth për lojtarët, do të normalizohet shpejt.

Megjithatë kjo “grevë” te Partizani vjen në momentin më deçiziv të kampionatit. Barazimi javën e kaluar me Skënderbeun e ka zbehur ndjeshëm objektivin titull te skuadra e Dajës dhe të punësuarit kanë ndjerë se mund të mbesin edhe pa para.

Ata kanë gjetur momentin specifik për të kërkuar paratë që ju takojnë pasi në radhë është ndeshja kyçe e sezonit me Tiranën. Në fakt situata të tilla përpara një derbi thuajse vendimtar për fatet sezonale, nuk e ndihmojnë aspak klubin dhe vetë futbollistët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!