Superiorja ’33’, në ditë feste

Do të luhet akti i 33-të i Kategorisë Superiore në një ditë të vetme. Katër duele duke nisur nga ora 16:00 ndërsa derbi i madh i kryeqytetit numër 162 nis në 19:00.

Të enjtën takohen për javën e 33:

Apolonia- Kukësi, Bylis- Vllaznia, Laçi- Skënderbeu, Kastrioti- Teuta dhe Partizani-Tirana.

Përjashto takimin në ‘Loni Papuçiu’, ndërsa luhet për “çertefikimin’ ose jo të bardhëjeshilëve një kategori më poshtë apo një ‘Këpucë e Artë’ ( Eze dhe Ibraimi kryesojnë listën e golashënuesëve), te sfidat e tjera antagonizmi dhe lufta sportive, pritet të jetë në maksimum.

Sidomos në dy fusha. Sfida të nxehta në 16:00, pritet të luhen në Kamëz dhe Ballsh. Të dyja skuadrat vendase Kastrioti e Bylis, janë në luftë sportive për të shpëtuar kategorinë.

Në mbrëmje, e gjithë vemendja te derbi Partizani Tirana numër 162. Të kuqtë për të marrë tri pikë që i mban në garë për titull ndërsa bardheblutë për të shpresuar se deri në fund, mund të marrin një vend në Europë.

E enjte 13 maj 2021, java 33:

16:00

Apolonia- Kukësi

Bylis- Vllaznia

Laçi- Skënderbeu

Kastrioti- Teuta (Kamëz)

19:00

Partizani-Tirana (Air Albania Stadium)

Klasifikimi i Kategorisë Superiore:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!