Duro bie në ‘grackë’: Tifo për Partizanin

Pavarësisht se Laçin nuk e marrin seriozisht në çështjen ‘titull’, në fakt, ky mund të figurojë viti i historisë së klubit “Vila 60”. Java e 33-të, krahasuar me rivalet lart, në letër favorizon kurbinasit…

Megjithatë trajneri i tyre Shpëtim Duro përpiqet të mbajë me këmbë në tokë të tijtë. Tiranasi, pjacë e lartë në trajning kombëtar e ndërkombëtar, përcjell detaje nga përgatitja dhe atmosfera përpara se Laçi i tij të ndeshet nesër në shtëpi me Skënderbeun e Korçës me të cilin fitoi trofeun si kampion.

Skuadra do të jetë thuajse ajo e javës së kaluar, duam tri pikë për objektivët tanë’, thote tekniku bardhezi.

Duro:

E vështirë ndeshja me Skënderbeun?

Në këtë moment të kampionatit, çdo ndeshje është e rëndësishme sepse një gabim kushton gjithë punën e një sezoni. Ndeshja me Skënderbeun është shumë e rëndësishme për vetë objektivët që ne si klub kemi.”

Do shtyni që në fillim përpara apo në mënyrë racionale?

Në futboll duhet të ruhesh mirë në të gjitha aspektet e lojës që të arrish te suksesi. Kështu që dhe në ndeshjen me Korçën do duhet të luajmë shumë mirë për të arritur te maksimumi.”

Formacioni?

Kjo është skuadra. Nuk kemi shumë ndryshime nga ajo që hodhëm në fushë me Apoloninë por në vartësi të kundërshtarit mund të bëj ndonjë ndryshim të vogël.

Tifo në Partizani- Tirana?

Kam përjetuar shumë derbe si futbollist dhe trajner i Partizanit. Patjetër që anoj nga Partizani”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!