Luhet në çdo fushë, mbyll derbi Partizni-Tirana

Sot dita e derbit të madh të kryeqytetit në ‘Air Albania’. Në 19:00 Partizani- Tirana për ti dhënë të tjera profile rendtjes së dy skuadrave të elitës së futbollit shqiptar. Skuadrat vijnë të plota ndërsa gara edhe pse me numër të reduktuar mbështetësish, pritet të jetë e nivelit të lartë. Partizani mban vendin e dytë teksa Tirana vjen e pesta.

Ndërkohë më herët luhet e gjitha pjesa tjetër e kalendarit të javës së 33-të.

Betejë e madhe sportive parashikohet në Kamëz aty ku Kastrioti pritës përballet me Teutën e vendit të parë. Në ‘Adush Muça’ Bylis-Vllaznia me vendasit të karikuar në maksimum për pikë.

Favorit Laçi në përballjen me Skënderbeun në Laç. Sikunder dhe Kukësi në Fier me Apoloninë.

Kategoria Superiore, java e 33-të:

16:00

Apolonia- Kukësi

Bylis- Vllaznia

Laçi- Skënderbeu

Kastrioti- Teuta (Kamëz)

19:00

Partizani-Tirana (Air Albania Stadium)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!